Trumpi pret Orbanin në Shtëpinë e Bardhë, presidenti lë të hapur mundësinë e një takimi me Putinin në Budapest
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, jashtë Krahut Perëndimor.
I pyetur nëse do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, Trump u përgjigj: “Gjithmonë ka një shans”.
Trump dhe Putin kishin planifikuar më parë një takim në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por takimi u anulua nga presidenti amerikan.
Trump dhe Orban u nisën në Sallën e Kabinetit për bisedime, ku Trump e lavdëroi kryeministrin hungarez:
“Ai ka bërë një punë fantastike, është një njeri shumë i fuqishëm brenda vendit të tij, por është gjithashtu i dashur. Ai ka drejtuar një vend vërtet të shkëlqyer.”
Ai e përshkroi Orbanin edhe si një “person të veçantë” dhe konfirmoi se diskutimet do të përqendrohen tek lufta në Ukrainë dhe çështjet e energjisë.
“Dua vetëm ta mirëpres këtë person vërtet të mirë, ai është një udhëheqës i shkëlqyer,” shtoi Trump.