Tri viktima në Stokholm, policia: Përplasja ishte një aksident, jo i qëllimshëm
Tre persona humbën jetën të premten pasdite në qendër të Stokholmit pasi u përplasën nga një autobus. Autobusi u përplas me një stacion autobusi duke sjellë plagosjen e disa personave. Autoritetet theksojnë se ngjarja ishte një aksident dhe jo një akt i qëllimshëm.
“Sipas informacionit që kemi analizuar deri më tani, kryesisht nga dëshmitarë okularë dhe fotografi, nuk ka asgjë që të tregojë se incidenti ishte i qëllimshëm”, tha zëdhënësi i policisë, Ola Osterling.
Shoferi i autobusit, i cili është shtruar në spital, është arrestuar me akuzën për vrasje të paqëllimshme.
“E pamë autobusin duke ardhur me shpejtësi mjaft të lartë. Çatia u shkëput dhe dëgjuam thyerjen e xhamit”, tha një dëshmitare.
“Autobusi nuk bëri asnjë përpjekje për të ndaluar. Ai goditi një pemë ose shtyllë ndriçimi dhe vetëm atëherë u ndal,” shtoi ajo.