Vietnami goditet nga moti i keq, 90 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm

Vietnami goditet nga moti i keq, 90 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm

Bota November 23, 2025 - 11:59

Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm në Vietnam që çuan në përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Qeveria vietnameze thotë se 186,000 shtëpi janë dëmtuar në të gjithë vendin, me më shumë se tre milionë bagëti të zhdukura.

Zyrtarët vlerësojnë se ka pasur dëme me vlerë qindra milionë euro.

Provinca malore e Dak Lak është prekur rëndë, duke regjistruar më shumë se 60 vdekje që nga 16 nëntori.

Bëhet e ditur se përmbytjet janë ngjarja më e fundit ekstreme e motit që ka goditur Vietnamin në muajt e fundit, pasi tajfunët Kalmaegi dhe Bualoi goditën vendin brenda disa javësh nga njëri-tjetri.

Rreth 258,000 njerëz mbetën pa energji elektrike dhe pjesë të autostradave kryesore dhe shinave të trenave u bllokuan.

Burime ushtarake dhe policore janë mobilizuar për të ndihmuar në zonat më të goditura.

Qeveria tha se ndikimet më të rënda ishin vërejtur në pesë provinca - Quang Ngai, Gia Lai, Dak Lak, Khanh Hoa dhe Lam Dong - të grupuara në Vietnamin jugor dhe jug-qendror.

Ndryshe, shkencëtarët thonë se Vietnami është lënë më i ekspozuar ndaj ngjarjeve ekstreme të motit për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, të cilat i kanë bërë tajfunët më të fortë dhe më të shpeshtë. /Telegrafi