Starmer: Zelensky mendon se shumica e tekstit të planit të paqes mund të pranohet

Starmer: Zelensky mendon se shumica e tekstit të planit të paqes mund të pranohet

Bota November 25, 2025 - 23:17

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka folur virtualisht me liderët e të ashtuquajturit “koalicion i gatshëm” për Ukrainën.

Ai thotë se Ukraina ka propozuar “disa ndryshime konstruktive” në propozimin për paqe.

“Unë mendoj se po ecim në një drejtim pozitiv dhe sot ka indikacione që pjesa më e madhe e tekstit, siç tregon Volodymyr, mund të pranohet”, thotë lideri britanik, shkruan sky news.

Koalicioni duhet të përgatisë planifikimin dhe financimin e forcave të ardhshme të armatosura të Ukrainës, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet, pohoi ai.

“Unë i inkurajoj kolegët në këtë thirrje pasdite të forcojnë angazhimet e tyre kombëtare, sepse duhet të sigurohemi që të kemi kapacitetin më të fortë dhe planet më të qëndrueshme mbi tryezë”, shton Starmer.

Ndryshe, shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të konsiderueshëm drejt një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, por disa çështje delikate mbeten ende për t’u adresuar, deklaroi Karoline Leavitt, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.