Amerika ultimatum presidentit të Venezuelës: Dorëhiqu menjëherë!
Përderisa administrata e Donald Trumpit përgatitet për operacione të mundshme tokësore brenda Venezuelës, një telefonatë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Karakasit i dha ultimatum të ashpër presidentit Nicolas Maduro, dorëheqje të menjëhershme në këmbim të kalimit të sigurt.
Raportohet se në telefonatën e javës së kaluar, Washingtoni këmbënguli që Maduro dhe aleatët kryesorë, përfshirë gruan e tij, Cilia Flores dhe djalin, të largoheshin menjëherë nga vendi për të hapur rrugën për qeverisje demokratike.
Thuhet se Maduro kërkoi "amnisti globale për çdo krim që ai dhe grupi i tij kishin kryer, dhe kjo u refuzua".
"Së dyti, ata kërkuan të mbanin kontrollin e forcave të armatosura, ngjashëm me atë që ndodhi në Nikaragua në vitin 1991 me Violeta Chamorron. Në këmbim, ata do të lejonin zgjedhje të lira.”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi të dielën se pati një telefonatë me Maduron, por nuk pranoi të jepte detaje rreth bisedës.
Konfirmimi erdhi mes tensioneve në rritje midis Washingtonit dhe Karakasit, me Trumpin që kohët e fundit ka deklaruar se hapësira ajrore e Venezuelës do të "mbyllet plotësisht". /AA