Europol godet rrjetin kriminal që pastroi 700 milionë euro
Bota
December 04, 2025 - 16:50
Një operacion i madh ndërkombëtar në të cilin morën pjesë disa vende shkatërroi një rrjet mashtrimi me kriptomonedha dhe pastrimi parash që vunë në qarkullim ilegalisht mbi 700 milionë euro, njoftoi agjencia Europol.
Veprimi i koordinuar i forcave të disa vendeve i kryer gjatë muajit të kaluar dhe kësaj jave përfaqëson kulmin e një hetimi shumëvjeçar që nxori në pah një operacion kriminal që vepronte në Evropë dhe më gjerë, sipas deklaratës.
Ky rrjet operonte disa platforma të rreme investimi në kriptomonedha, duke joshur mijëra viktima me reklama tërheqëse që premtonin fitime të larta. /abcnews