Shkon në 12 numri i të vrarëve në Sydney

Shkon në 12 numri i të vrarëve në Sydney

Bota December 14, 2025 - 13:35

Ka shkuar në 12 numri i të vrarëve nga të  shtënat me armë zjarri në plazhin Bondi, në periferitë lindore të Sydney të Australisë, raporton The Guardian.

Sipas policisë atje, i vrarë ka mbetur edhe autori.

Kryeministri Albanese ka thënë:

“Ka pasur një incident terrorist të tmerrshëm në Bondi gjatë festimit të Hanukës pranë detit. Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukës, e cila duhet të jetë një ditë gëzimi, një festë besimi. [Sulmi është] një akt i lig i antisemitizmit, terrorizm që ka goditur zemrën e kombit tonë. Një sulm ndaj australianëve hebrenj është një sulm ndaj çdo australiani. Nuk ka vend për këtë urrejtje, dhunë dhe terrorizëm në kombin tonë. Më lejoni të jem i qartë: ne do ta zhdukim atë.”