Australia ndryshon rregullat për blerjen e armëve
Pas sulmit terrorist në Bondi Beach, që la 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, qeveria australiane ka njoftuar një program të ri blerjeje armësh, më të madhin që nga masakra e Port Arthur në vitin 1996.
Masakra e asaj kohe kishte shkaktuar vdekjen e 35 personave dhe kishte çuar në miratimin e kontrolleve të ashpra të armëve, që konsiderohen ndër më të avancuarat në botë.
Sulmi i së dielës, i kryer nga një dyshe terroristësh, baba e djalë, besohet të ketë qenë i frymëzuar nga ideologjia e Shtetit Islamik. Policia ka ngritur akuza ndaj Naveed Akram, 24 vjeç, për 59 vepra penale, duke përfshirë 15 vrasje dhe një akt terrorist, ndërsa babai i tij, Sajid, u vra gjatë sulmit.
Në përgjigje, kabineti australian vendosi të ashpërsojë rregullat për armët. Masat përfshijnë rregulla të ashpra për blerjen e armëve të tepërta, vendosjen e kufijve për numrin e armëve që mund të mbahen nga një individ, rregulla më të ashpra për licencat dhe kufizimin e tipeve të armëve të lejuara.
Projekti për një regjistër kombëtar të armëve do të përshpejtohet, ndërsa rregullatorët do të kenë qasje më të madhe në informacionin kriminal. /abcnews