Trumpi optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mirë

Trumpi optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mirë

Bota December 23, 2025 - 10:33

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se bisedimet që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën po vazhdojnë, por pranoi se tensionet e thella midis dy palëve e kanë vështirësuar përparimin.

“Bisedimet mbi Ukrainën dhe Rusinë po vazhdojnë”, u tha Trumpi gazetarëve në shtetin e Floridës në përgjigje të një pyetjeje lidhur me diskutimet e mbajtura gjatë fundjavës dhe nëse një format i mundshëm trepalësh që përfshin Ukrainën, SHBA-në dhe Rusinë mund të jetë hapi tjetër.

“Bisedimet po vazhdojnë. Unë them se, e dini, ka urrejtje të jashtëzakonshme midis këtyre dy udhëheqësve, midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, urrejtje e jashtëzakonshme”, tha ai.

Pavarësisht këtyre sfidave, Trumpi tha se dialogu po vazhdon.

“Ne po flasim. Bisedimet po shkojnë mirë”, shtoi ai. /abcnews