Probleme me energjinë elektrike, pezullohet shërbimi hekurudhor në Londër
Bota
December 30, 2025 - 14:50
Një ndërprerje në sistemi e energjisë elektrike solli kolaps në sistemin hekurudhor në Britani.
Zëdhënësi i Eurostar ka njoftuar se të gjitha shërbimet nga dhe për në Londër janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm.
Ky vendim erdhi pasi Eurostar i kërkoi pasagjerëve të shtynin udhëtimet për shkak të një problemi me furnizimin me energji elektrike mbi Tunelin e Kanalit dhe një incidenti më pas me trenin Le Shuttle.
“Ne këshillojmë fuqimisht të gjithë pasagjerët tanë të shtyjnë udhëtimin për në një datë tjetër,” thuhet në deklaratën e Eurostar. /abcnews