Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Rodriguez presidente të përkohshme
Këshilli Kushtetues i Gjykatës Supreme të Venezuelës ka urdhëruar zëvendëspresidenten, Delcy Rodriguez të marrë rolin e presidentit në detyrë të vendit në mungesë të Nicolas Maduro, i cili u arrestua herët dje në mëngjes në një operacion të forcave amerikane.
Vendimi i gjykatës thotë se Rodriguez do të marrë përsipër “detyrat e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të kombit”.
Vendimi shtoi se gjykata do ta diskutojë çështjen me qëllim që të “përcaktojë kuadrin ligjor të zbatueshëm për garantimin e vazhdimësisë së shtetit, qeverisjen e qeverisë dhe mbrojtjen e sovranitetit në rast të mungesës së detyruar të Presidentit të Republikës”.
Rodriguez bëri thirrje për paqe dhe unitet në mbrojtjen e vendit pas “rrëmbimit” nga Maduro dhe tha se Venezuela nuk do të jetë kurrë koloni e asnjë kombi.