Maduro, sot para gjykatës në New York
Bota
January 05, 2026 - 07:52
Udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të paraqitet sot në një gjykatë të qytetit të New Yorkut, pas kapjes së tij nga ushtria amerikane në një sulm që vrau 32 kubanë .
Seanca është caktuar për në orën 12:00 me orën lokale (17:00 GMT), shkruan CBS News.
Maduro dhe gruaja e tij zbarkuan në New York të shtunën, disa orë pasi u kapën gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Karakas.
po mbahen në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn dhe do të përballen me akuza federale në lidhje me trafikimin e drogës dhe bashkëpunimin me bandat e përcaktuara si organizata terroriste, të cilat Maduro i mohon, transmeton Klankosova.tv.