Bora bllokon Holandën: Anulohen 500 fluturime, trenat nuk funksionojnë

Bota January 05, 2026 - 17:27

Kaosi i shkaktuar nga reshjet e dëborës paralizoi Holandën të hënën, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor.

Qindra fluturime u anuluan dhe trenat përreth Amsterdamit u ndalën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, anuloi pothuajse 500 fluturime këtë mëngjes. Bora e bllokoi atë për të gjitha fluturimet hyrëse deri në mesditë, raportoi agjencia e lajmeve ANP. Avionët që duhej të uleshin në Amsterdam u devijuan në aeroporte të tjera.

Problemet me borën dhe akullin kanë vazhduar prej ditësh dhe aeroporti është detyruar të anulojë qindra fluturime çdo ditë që nga e premtja.

Trafiku hekurudhor dhe rrugor i paralizuar

Bora, e cila mbuloi pjesën më të madhe të Holandës këtë mëngjes, ka krijuar kaos edhe në tokë. Kompania hekurudhore holandeze NS konfirmoi se trenat nuk po qarkullonin në zonën e madhe të Amsterdamit dhe transporti publik ishte në një gjendje kolapsi në shumë pjesë të tjera të vendit.

Akulli dhe bora kanë shkaktuar vonesa të shumta dhe aksidente rrugore, duke i bërë autoritetet t’u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur. Sipas parashikimeve, reshjet e borës në Holandë pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës. 