Zyrtare: Delcy Rodriguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës
Bota
January 05, 2026 - 21:11
Zëvendëspresidentja e vendit, Delcy Rodriguez, është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme.
Ajo u betua nga vëllai i saj Jorge Rodriguez, i cili, më herët sot, u betua vetë si president i Asamblesë Kombëtare, shkruan Skynews.
Rodriguez i ka ftuar SHBA-të të bashkëpunojnë me Venezuelën, por tha se vendi ruan të drejtën e tij për “paqe, zhvillim, sovranitet dhe një të ardhme”.
Më parë, djali i udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, foli para asamblesë kombëtare të vendit.
Nicolas Maduro Guerra e quajti të atin “Presidenti Maduro” dhe bëri thirrje për lirimin e tij.