Jimmy Kimmel i bën thirrje Donald Trump: Faleminderit për të gjitha gjërat qesharake që bën çdo ditë
Pasi Jimmy Kimmel u vlerësua në Critics Choice Awards, ai reflektoi mbi arritjet e rëndësishme që shfaqja e tij ka arritur gjatë vitit të kaluar.
Kimmel kujtoi sfidat me të cilat është përballur "Jimmy Kimmel Live" në muajt e fundit, përfshirë një pezullim gjashtëditor të shfaqjes."Për mua, ishte një përvojë si vdekja.
Kur ndodhi e gjitha, u ndjeva si Tom Sawyer dhe Huck Finn duke parë funeralin e tyre", tha ai, duke iu referuar anulimit të shfaqjes së tij në shtator për shkak të komenteve që bëri për vdekjen e Charlie Kirk.
Ai gjithashtu pretendon se vazhdon të përballet me kritika nga Donald Trump, i cili ka kërkuar vazhdimisht që shfaqja e tij të anulohet.
Pasi shfaqja e tij fitoi çmimet Critics Choice Awards, Kimmel tha: "Të jem këtu dhe të shoh që njerëzit kanë reaguar pozitivisht ndaj saj është një nder i madh. Faleminderit të gjithëve që na kanë mbështetur, që na kanë kujtuar se nuk e marrim lirinë e fjalës si të mirëqenë në këtë qytet apo në këtë vend".
Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi edhe Trumpin.
"Mbi të gjitha, dua të falënderoj Donald Jennifer Trump, faleminderit President për të gjitha gjërat qesharake që bën çdo ditë. Kanë qenë disa javë emocionuese dhe mezi presim të kthehemi në transmetim nesër në mbrëmje për të folur rreth tyre", tha Kimmel.
Kimmel shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj Trump në Ditën e Krishtlindjeve dhe tha se shfaqja e tij u anulua sepse, siç pretendon ai, nuk e adhuron Trumpin në mënyrën që i pëlqen të adhurohet.
"Qeveria amerikane më kërcënoi mua dhe kompaninë për të cilën punoj dhe papritmas na ndaloi transmetimi", tha ai.