Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë zotohet të kthehet në shtëpi
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, u zotua të kthehet në shtëpi "sa më shpejt të jetë e mundur" në një intervistë me Fox News.
Machado, e cila është nën një ndalim udhëtimi prej një dekade, kishte qenë e fshehur për më shumë se një vit, por udhëtoi për në Oslo të Norvegjisë në dhjetor për të pranuar Çmimin Nobel për Paqen.
Ajo u largua nga Oslo muajin e kaluar.
Pas kapjes së udhëheqësit të rrëzuar Nicolas Maduro, Trumpi tha se Machado "nuk ka mbështetjen brenda ose respektin" për të udhëhequr Venezuelën dhe ka thënë vazhdimisht se SHBA-të janë në krye të vendit.
Machado bëri të ditur se foli për herë të fundit me Trump më 10 tetor, kur u njoftua fitimi i saj i çmimit Nobel për Paqen.
María Corina Machado, 58 vjeçe, konsiderohet si një nga zërat më të respektuar në opozitën e Venezuelës dhe prej kohësh e ka denoncuar qeverinë e Nicolás Maduro si "kriminale".
Ajo u ndalua të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2024, por vazhdoi të bënte fushatë për kandidatin që e zëvendësoi në fletëvotim, Edmundo González.
Maduro u shpall fitues, edhe pse numërimet e qendrave të votimit treguan se González kishte fituar me një diferencë të madhe.
Ajo është kërcënuar me arrestim shumë herë dhe për shkak të kësaj, nëna e tre fëmijëve e kaloi pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke jetuar e fshehur.
Ajo i kishte dërguar fëmijët e saj të rritur jashtë vendit për sigurinë e tyre dhe nuk i pa ata për rreth dy vjet.
Machado u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen të vitit 2025 për "luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci" në Venezuelë.