Ndihmësi i Trumpit: Askush s’do luftonte me SHBA-në për të ardhmen e Grenlandës

Ndihmësi i Trumpit: Askush s’do luftonte me SHBA-në për të ardhmen e Grenlandës

Bota January 06, 2026 - 16:22

Një nga ndihmësit e lartë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar kërcënimin e Uashingtonit për të marrë Grenlandën, duke deklaruar se askush nuk do t’i sfidonte ushtarakisht Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e territorit autonom danez.

Në një intervistë, zëvendësshefi i stafit të Trump për politikat, Stephen Miller, tha se ishte “qëndrim formal i Uashingtonit… që Groenlanda duhet të jetë pjesë e SHBA-së”.

Komentet e tij pasuan thirrjen e ripërtërirë të presidentit amerikan që ishulli strategjik dhe i pasur me minerale i Arktikut të vihet nën kontrollin e Uashingtonit, pas operacionit ushtarak të fundjavës në Venezuelë që rezultoi në kapjen e Nicolás Maduro-s.

Miller vuri në dyshim të drejtën e Danimarkës për të “kontrolluar” Groenlandën, e cila është pjesë e mbretërisë së saj.

“Pyetja e vërtetë është se çfarë të drejte ka Danimarka për të ushtruar kontroll mbi Groenlandën? Cila është baza e pretendimit të tyre territorial? Cila është baza e tyre për ta pasur Groenlandën si koloni të Danimarkës?” tha Miller. /euonews