Tragjedia hekurudhore në Tajlandë, arrin në 32 numri i viktimave
Ka arritur në 32 numri i të vdekurve pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren në lëvizje në Tajlandën verilindore.
Vinçi nxori trenin nga shinat dhe shtypi disa nga vagonët e tij, njëri prej të cilëve u përfshi nga flakët.
Një njëvjeçar dhe një 85-vjeçar janë midis 66 të lënduarve, ndërsa shtatë persona janë në gjendje kritike, sipas autoriteteve.
Zyrtarët thonë se rreth 171 pasagjerë kishin qenë në tren kur ndodhi aksidenti, transmeton Klankosova.tv
Hekurudha Shtetërore e Tajlandës ka nisur një hetim për incidentin dhe njoftoi se po ndërmerr veprime ligjore kundër kompanisë së ndërtimit përgjegjëse për vinçin.
Italo-Thai Development Public Company Limited shprehu keqardhje për rastin dhe se do të ofronte kompensim dhe ndihmë për familjet e atyre që vdiqën ose u lënduan.