Protestat kundër ICE, Trump: Do aktivizoj Aktin e Kryengritjes në Minesota
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar këtë të enjte se do të përdorë Aktin e Kryengritjes, i cili do t’i lejonte atij të dërgonte forca ushtarake në Minesota, mes tensioneve në rritje mbi vendosjen e agjentëve federalë në qytetin më të populluar të shtetit.
“Nëse politikanët e korruptuar të Minesotës nuk e zbatojnë ligjin dhe nuk i ndalojnë protestuesit profesionistë nga sulmi ndaj patriotëve të ICE-së që thjesht po përpiqen të bëjnë punën e tyre, unë do të aktivizoj Aktin e Kryengritjes”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Kërcënimi i Trump erdhi pasi një oficer federal i emigracionit qëlloi një burrë venezuelian ndërsa ai përpiqej të largohej gjatë një ndalese në Minneapolis, rreth një javë pasi një agjent tjetër qëlloi për vdekje Renee Goode.
Vërehet se Akti i Kryengritjes është një ligj që autorizon presidentin të vendosë forca ushtarake në tokën e Shteteve të Bashkuara gjatë kohërave të trazirave të brendshme ose rebelimit. /euronews