Tetë vendet evropiane reagojnë pas kërcënimit të Trumpit për tarifa të reja
Tetë vendet Evropiane të cilave presidenti Amerikan Donald Trump iu kërcënua me tarifa të reja tregtare , nëse ato refuzojnë të arrijnë marrëveshje rreth kërkesës së Trump për blerjen e Grenlandës, kanë reaguar bashkërisht pas kërcënimeve të presidentit Amerikan.
Përmes një deklarate , udhëheqësit e Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Vendeve të Ulëta, Norvegjisë, Suedisë dhe Britanisë së madhe kanë thënë se kërcënimi me tarifa i dëmton marrëdhëniet trans-atlantike dhe rrezikojnë të nisin një spirale të rrezikshme tatëpjetë.
Në deklaratë thuhet edhe se tetë vendet qëndrojnë në solidaritet të plotë me popullin e Grenlandës dhe Mbretërinë e Danimarkës por edhe shtohet se ato, si anëtare të NATO-s, vazhdojnë të jenë të përqendruara në përforcimin e sigurisë Arktike dhe interesave të përbashkëta trans-atlantike.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se, në rast që presioni i Trump vazhdon, ai do të kërkon aktivizimin e ligjit e njohur si "Instrumenti kundër detyrimit" apo ACI, i cili u aprovua në vitin 2023 për shkak të kërcënimeve tregtare nga Kina por i cili nuk është përdorë deri me tani. Në rast që aplikohet, ai do ti lejon BE-s të vendosë kufizime të ndryshme në qasje dhe prezencë në tregun e BE-s për produkte, investime dhe pronë intelektuale nga një vend i caktuar./rtk