“Nuk ka punë të vogël”, Mamdani ndihmon në nxjerrjen e një automjeti që kishte ngecur në borë në New York

“Nuk ka punë të vogël”, Mamdani ndihmon në nxjerrjen e një automjeti që kishte ngecur në borë në New York

Bota January 26, 2026 - 10:34

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, mund të ketë pasur një ditë të ngjeshur duke menaxhuar reagimin e qytetit ndaj stuhisë.

Megjithatë, ai nuk ishte shumë i zënë për të ndaluar dhe për të ndihmuar në nxjerrjen e një automjeti që kishte ngecur në borë në Brooklyn.

Mamdani iu përgjigj një postimi në mediat sociale që tregonte një video të tij duke ndihmuar në nxjerrjen e një furgoni në Myrtle Avenue në Brooklyn të dielën.

Ai shihet gjithashtu duke e drejtuar atë për të dalë nga vendi ku ishte bllokuar.

"Siç e kam thënë, nuk ka detyrë shumë të madhe ose punë shumë të vogël. Jam i lumtur t'u jap një ndihmë dhe t'i ndihmoj banorët e New Yorkut. Qëndroni të sigurt!", shkroi kryetari i bashkisë.

Kujtojmë se qyteti i New Yorkut, sikurse disa pjesë të SHBA-së janë duke u përballur me një stuhi e rrezikshme dimërore.

Bëhet fjalë për një stuhi, e cila supozohet se deri më tani ka lënë të paktën shtatë të vdekur dhe duke ndërprerë energjinë elektrike për qindra mijëra shtëpi.

Shkollat dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar, pasi kushtet "kërcënuese për jetën" shtrihen nga Teksasi në New England, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

Që nga pasditja e së dielës, më shumë se 800,000 familje kishin mbetur pa energji elektrike, sipas poweroutage.us.

Ndërkohë, më shumë se 11,000 fluturime u anuluan, raportoi FlightAware.

Bora e madhe, breshëri dhe “shiu i ngrirë”, i cili është një fenomen i rrezikshëm ku pikat e ftohta të shiut ngrijnë menjëherë në sipërfaqe, mund të zgjasin me ditë të tëra, dhe stuhia mund të prekë rreth 180 milionë amerikanë - më shumë se gjysmën e popullsisë. /Telegrafi