Publikohen më shumë se tre milionë faqe nga dosja Epstein
Zëvendësprokurori i SHBA-së, Todd Blanche, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Uashington.
"Jam këtu sot për të folur rreth përmbushjes së detyrimeve të departamentit", tha Blanche.
"Gjithashtu po publikojmë sot një letër që po ia transmetojmë Kongresit dhe protokolleve të ndryshme të brendshme që lidhen me shqyrtimin tonë”, shtoi ai.
Blanche tregoi se departamenti i drejtësisë po publikon"më shumë se tre milionë faqe nga dosja Epstein, duke përfshirë më shumë se 2,000 video dhe 180,000 imazhe në total".
"Kjo do të thotë që departamenti prodhoi afërsisht 3.5 milion faqe në përputhje me aktin", tha ai.
Blanche tregoi edhe detajet që nuk do të publikohen.
"Kategoritë e dokumenteve të mbajtura përfshijnë ato që lejohen sipas aktit që duhen mbajtur, dosjet që përmbajnë informacione personale të identifikueshme të viktimave, dosjet personale dhe mjekësore dhe dosje të ngjashme", tha ai.
"Zbulimi i të cilave do të përbënte një ndërhyrje të qartë të pajustifikuar të privatësisë personale."
Dhe për redaktimet, ai thotë se ka pasur "redaktime të gjera" të imazheve dhe videove për të mbrojtur viktimat.