Dodiku në Shtëpinë e Bardhë, takon zëdhënësen e Trumpit, ka veç fjalë të mira për politikën e Presidentit të SHBA-së

Dodiku në Shtëpinë e Bardhë, takon zëdhënësen e Trumpit, ka veç fjalë të mira për politikën e Presidentit të SHBA-së

Bota February 06, 2026 - 21:44

Ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodikd, ka zhvilluar vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me zëdhënësen për media të presidentit amerikan, Donald Trump, Karolin Leavitt.

Dodik ka thënë se politika e Trump ka krijuar një stabilitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në postimin e tij, Dodik ka thënë se presidenti amerikan ka një qasje racionale dhe pragmatike.

Postimi i tij në platformën ”X”:

Në Shtëpinë e Bardhë patëm një bisedë shumë të frytshme me Karolin Leavitt, zëdhënësen e presidentit Donald Trump.

Politika e presidentit Trump e cila e rikthen Amerikën te parimet e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, heqja e shpallur qartë dorë nga projektet e ndërtimit të kombeve dhe fakti që ai përdor fuqinë për të ruajtur dhe arritur paqen, e jo për të krijuar kaos, sjell një stabilitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Qasja e tij racionale dhe pragmatike, ku partnerët vlerësohen sipas respektit që tregojnë ndaj marrëveshjeve dhe jo sipas asaj kundër kujt mund të përdoren, përfaqëson një kthesë që jep shpresë se bota po hyn në një fazë më paqësore dhe më të përgjegjshme të politikës ndërkombëtare.

Republika Srpska ka qenë gjithmonë mbështetëse e kësaj politike.