Publikohen e-mailet, Epsteini i kërkoi stafit të instalonte kamera në banesën e tij në Florida

Publikohen e-mailet, Epsteini i kërkoi stafit të instalonte kamera në banesën e tij në Florida

Bota February 13, 2026 - 08:08

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me skandalin seksual të Jeffrey Epsteinit.

Pas publikimit të miliona dokumenteve nga dosja, në mediat ndërkombëtare kanë dalë disa video që tregojnë se Epsteini i ka kërkuar stafit të tij të instalojë kamera fshehtas në banesën e tij në Florida.

Skynews, ka ndarë një shkëmbim email-esh nga viti 2024 që tregon se Epstein i kërkon stafit të instalojë kamera, në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida.

Sipas raportimeve, ai planifikonte që t’i fshihte në kuti.

Në një e-mail më 5 shkurt 2014, Epsteini i udhëzoi bashkëpunëtorit: “Le të marrim tre kamera të fshehta me detektim lëvizjeje, ato të regjistrojnë, faleminderit”.

Pesë orë më vonë ai mori një përgjigje: “Jeffrey, unë tashmë e kam blerë kamerën me sensor lëvizjeje nga Spy Store në Fort Lauderdale dje, i kam karikuar mbrëmë dhe po mendoj se si t’i përdorim tani… Po i instaloj në kutitë Kleenex tani”.

Shumë prej tyre duket se janë filmuar në zyrën e Epsteinit në shtëpinë e tij në Florida.

Image

Image