Von der Leyen: S`mund të caktojmë datë për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Foto: Laura Hasani

Von der Leyen: S`mund të caktojmë datë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Bota February 24, 2026 - 23:48

E kuptoj plotësisht se është e rëndësishme që ju të keni një datë të qartë për anëtarësim në BE, një afat që përfaqëson një qëllim që duhet arritur. Megjithatë, ju e dini se, nga ana jonë, nuk është e mundur të caktohen data të tilla, deklaroi sot në Kiev presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

Një deklaratë të tillë ajo e dha në një konferencë për shtyp në Kiev, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin e këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Ukraina është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së. Nga ana ime, Kievi na inkurajon fuqimisht të ruajmë këtë ritëm të mirë në reformat e nevojshme. Jam e bindur në këtë proces”, theksoi ajo.

Ajo shtoi edhe se Bashkimi Evropian do t’i japë Ukrainës kredinë prej 90 miliardë eurosh në një mënyrë ose në një tjetër, pavarësisht bllokimit të Budapestit.

“Ne do ta respektojmë angazhimin tonë në lidhje me këtë kredi, në një mënyrë ose në një tjetër”, këmbënguli Von der Leyen.

“Kemi disa mundësi. Dhe do t’i përdorim ato”, theksoi komisionerja, e cila ndodhet në Kiev për të demonstruar mbështetjen evropiane për Ukrainën në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të vendit.