Tragjedi ajrore në Bolivi: 15 të vdekur pas rrëzimit të avionit ushtarak
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan mallrash i forcave ajrore boliviane u rrëzua në qytetin perëndimor të El Altos, thanë autoritetet e vendit.
Incidenti ndodhi në orën 18:15 sipas orës lokale (22:15 GMT) të premten, ndërsa aeroplani po mbërrinte në aeroportin e El Altos nga qyteti i Santa Cruz, thanë zyrtarët e aviacionit.
Thuhet se ai rrëshqiti nga pista dhe goditi automjetet aty pranë, shkruan BBC.
Ministria e mbrojtjes më vonë konfirmoi se avioni i saj C-130 Hercules ishte i përfshirë dhe se po transportonte kartëmonedha për në Bankën Qendrore të Bolivisë. Në bordin e aeroplanit ndodheshin tetë persona, tha komandanti i forcave ajrore.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat që dyshohet se po përpiqeshin të merrnin kartëmonedhat e shpërndara.