Raportohet se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit
Bota
February 28, 2026 - 09:19
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se kanë identifikuar disa raketa që janë lëshuar nga Irani.
“Pak kohë më parë, u identifikuan raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, theksohet në njoftim, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Po ashtu, thuhet se është lëshuar një njoftim për banorët izraelit që të kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e nevojshme. /Zëri