Burj Khalifa goditet nga droni iranian, dalin pamjet [video]

Burj Khalifa goditet nga droni iranian, dalin pamjet [video]

Bota March 01, 2026 - 00:03

Irani nisi një valë sulmesh hakmarrëse sonte.

Një dron iranian ka goditur hotelin pesë yjesh Burj Al Arab në Dubai.

Hoteli 60-katësh, 321 metra i lartë, ndodhet në një ishull artificial në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burj Al Arab është një nga hotelet më të njohura në botë dhe një simbol i luksit të Dubait.

Aeroporti ndërkombëtar në Dubai u godit gjithashtu nga një dron. Pas incidentit, filloi evakuimi i popullsisë në qytet. Njerëzit u drejtuan në parkingje nëntokësore.

Katër punonjës u plagosën dhe situata u vu shpejt nën kontroll, tha Zyra e Medias në Dubai.

Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe po koordinohen me autoritetet përkatëse për të menaxhuar situatën.

Punonjësve të plagosur iu ofrua ndihmë mjekësore. /telegrafi