Figurat e larta iraniane që u vranë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

Figurat e larta iraniane që u vranë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

Bota March 01, 2026 - 09:30

Një numër figurash të larta në Iran dihet se janë vrarë në sulmet e së shtunës. Aty përfshihen:

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i vrarë të shtunën në mëngjes në zyrën e tij.

Sipas raportimeve televizive iraniane në sulme është vrarë edhe shefi i shtabit të forcave të armatosura të vendit, Abdolrahim Mousavi, shkruan Radio Evropa e Lire.

Teherani e ka konfirmuar edhe vdekjen e komandantit të Gardë Revolucionare, Mohammad Pakpour.

Sipas mediave iraniane, edhe vajza, dhëndri dhe nipi i Khameneit janë vrarë në sulme.

Mediat perëndimore raportojnë, duke u bazuar në burimet e tyre, se rreth 40 zyrtarë iranianë janë vrarë prej kur nisën sulmet më 28 shkurt.