Ambasada serbe në Teheran dëmtohet gjatë sulmeve ajrore izraelite-amerikane

Ambasada serbe në Teheran dëmtohet gjatë sulmeve ajrore izraelite-amerikane

Bota March 01, 2026 - 17:20

Ambasada serbe në kryeqytetin iranian u dëmtua në sulmet e sotme ndaj Teheranit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ambasada serbe në Teheran u dëmtua nga shrapneli dhe nuk ishte cak i sulmit, duke shtuar se stafi i ambasadës serbe në Iran do të tërhiqet sot në Baku dhe Azerbajxhan.

Sulmet ndaj Teheranit thyen dritaret në ambasadën serbe, por nuk pati të lënduar, transmeton telegrafi.

Sipas raportimeve të medias, një bazë aty pranë u shënjestrua dhe forca e impaktit dëmtoi edhe ndërtesën ku ndodhet misioni diplomatik serb.

Ndryshe, Izraeli dhe SHBA-të nisën një seri sulmesh ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Ushtria izraelite tha sot se sulmet vazhduan ndaj objektivave në "zemër të Teheranit".