153 persona të vdekur në një shkollë në Minab të Iranit

153 persona të vdekur në një shkollë në Minab të Iranit

Bota March 01, 2026 - 17:29

Një zyrtar iranian ka bërë të ditur se 153 persona kanë vdekur pasi një shkollë në Minab u godit nga sulmet e djeshme.

Zyrtari kishte thënë më parë se shkolla, e vendosur rreth 600 metra larg bazës së Gardës Revolucionare Islamike, ishte shënjestruar nga tre sulme me raketa, raporton BBC.

Ndëekaq, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë operacioni në zonë.