Të shtënat në Teksas: 3 të vdekur, 14 të plagosur

Të shtënat në Teksas: 3 të vdekur, 14 të plagosur

Bota March 01, 2026 - 19:27

Tre persona, përfshirë sulmuesin, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat jashtë lokalit Buford’s Backyard Beer Garden, përgjatë Sixth Street, një zonë e njohur për jetën e natës në Austin në Teksas.

Shefja e policisë, Lisa Davis, ka deklaruar për AP se i dyshuari kaloi disa herë me automjet pranë barit, pastaj qëlloi me pistoletë nga SUV-i drejt klientëve. Më pas, ai përdori një pushkë dhe qëlloi ndaj kalimtarëve, deri sa u neutralizua nga policia.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) njoftoi se rasti po hetohet si një akt i mundshëm terrorizmi, për shkak të disa “indikatorëve” të gjetur tek autori dhe në automjetin e tij, por theksoi se është ende herët për përfundime.

Ngjarja ndodhi pak para orës 02:00, vetëm disa milje larg Universitetit të Teksasit.

Ndërkohë, në Cincinnati, Ohajo, nëntë persona u plagosën nga të shtënat në një klub nate, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën, sipas policisë lokale.