Krejt çka dihet deri tani për konfliktin në Lindjen e Mesme
Janë bërë tri ditë që kur Izraeli në bashkëpunim me SHBA-në sulmuan Iranin.
Ja një përmbledhje e shkurtër e gjërave që dihen deri tani sa i përket këtij konflikti:
Edhe sot është duke vazhduar operacioni amerikan, ndërsa Irani ka nisur sulmet hakëmarrëse në të gjithë Gjirin Persik pas vrasjes së Ajatollah Ali Khamenei, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Konflikti është zgjeruar, me Izraelin dhe Hezbollahun që shkëmbejnë zjarr, ndërsa grupi militant i mbështetur nga Irani në Liban kërkon hakmarrje për vrasjen e Khameneit.
Zyrtarët libanezë thonë se të paktën 31 persona u vranë në sulmet izraelite;
Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani thotë se Teherani nuk është i gatshëm të negociojë me SHBA-në;
Donald Trump thotë se sulmet amerikane do të vazhdojnë derisa të arrihen objektivat e saj, por se "ka të ngjarë të ketë më shumë" viktima pasi Komanda Qendrore Amerikane konfirmoi se tre ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm iranian;
Një bazë britanike në Qipro u godit në një sulm të dyshuar me dron, por askush nuk është raportuar i plagosur;
Sir Keir Starmer tha se Britania e Madhe kishte pranuar një kërkesë të SHBA-së për të përdorur disa nga bazat e saj ushtarake;
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar po punon për plane për evakuimin e dhjetëra mijëra britanikëve të bllokuar në Lindjen e Mesme;
Dhe çmimet globale të naftës u rritën kur tregjet në Azi u hapën këtë mëngjes. /Zëri