Nga Irani thonë se nuk do të negociojnë me SHBA-në
Bota
March 02, 2026 - 08:52
Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani nuk do të negociojë me SHBA-në.
“Nuk do të negociojmë me SHBA-në”, kështu shkroi ai në rrjetin social “X”, pas lajmeve që qarkullonin se Irani ka ndërmarrë hapa drejt negociatave, raporton CNN, transmeton Zeri.info.
Mëngjesin e së hënës janë dëgjuar shpërthime të shumta në disa vende të Gjirit Persik. /Zëri