Të paktën 555 persona janë vrarë në Iran nga sulmet SHBA - Izrael

Të paktën 555 persona janë vrarë në Iran nga sulmet SHBA - Izrael

Bota March 02, 2026 - 10:07

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane ka thënë se deri më tani 555 persona janë vrarë në Iran nga sulmet e Izraelit dhe SHBA-së.

Kjo shoqatë thotë se mbi 100 mijë vullnetarë janë të gatshëm në të gjithë vendin, për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë, raporton The Guardian, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.