Pasagjerë dhe punonjës të shqetësuar, pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait
Një video e re po qarkullon në rrjete sociale, ndërsa tregon momentin e shpërthimit dhe panikun në aeroportin ndërkombëtar të Dubait të shtunën në mbrëmje pas sulmit iranian. Pamjet tregojnë momentin e shpërthimit, ndërsa pasagjerët dhe punonjësit panikosen dhe vrapojnë.
Sulmi çoi në evakuimin e menjëhershëm të një pjese të aeroportit dhe pezullimin e të gjitha fluturimeve, ndërsa pasagjerët dhe stafi u dërguan me urgjencë në vende të sigurta.
Sulmi është pjesë e hakmarrjes së vazhdueshme iraniane në të gjithë Lindjen e Mesme, pas sulmeve të përbashkëta SHBA - Izrael që çuan në vdekjen e udhëheqësit suprem të Teheranit. Dubai është vendosur në gatishmëri të lartë, ndërsa autoritetet që monitorojnë nga afër zhvillimet dhe marrin masa emergjente sigurie.
Watch the explosion and panic as an Iranian UAV strike hit Dubai Airport last night. pic.twitter.com/fatzTIUatJ
— OSINT Aggregator (@AggregateOsint) March 2, 2026