Për herë të parë, Libani ndalon aktivitetet ushtarake të Hezbollahut
Bota
March 02, 2026 - 12:29
Libani ka njoftuar se ka ndaluar aktivitetet ushtarake të Hezbollahut.
Një veprim i tillë nuk është marrë asnjëherë më parë nga qeveria libaneze gjatë konflikteve të mëparshme me Izraelin, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Ky veprim vjen pasi Izraeli deklaroi se ka cak anëtarët e Hezbollahut.
Kryeministri libanez Nawaf Salam, ndër të tjera, u shpreh se vendimi për luftë ose paqe është në duar të shtetit, prandaj është kërkuar kufizimi i aktiviteteve të Hazebollahut.
“Ne po i bëjmë thirrje ushtrisë të zbatojë menjëherë vendimet e kabinetit për të siguruar që armët të jenë ekskluzivisht nën kontrollin e shtetit. Ajo që ka bërë Hezbollahu përbën një shkelje të vendimeve të kabinetit”, theksoi Salami. /Zëri