Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane
Bota
March 02, 2026 - 22:12
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane.
“Misioni ynë është shkatërrimi i aftësive të tyre të raketave balistike dhe aftësia e tyre për t’i prodhuar ato, si dhe kërcënimi që paraqet marina e tyre për transportin global detar. Ky është objektivi”, tha ai para mediave.
“Nuk do të na vinte keq, nuk do të na trishtonte zemra dhe shpresojmë që populli iranian të mund ta rrëzojë këtë qeveri dhe të krijojë një të ardhme të re për atë vend. Do të na pëlqente që kjo të ishte e mundur”.
“Por objektivi i këtij misioni është shkatërrimi i aftësive të tyre të raketave balistike dhe aftësive të tyre detare”, thotë ai.