Izraeli njofton për eliminimin e një komandanti të Xhihadit Islamik

Izraeli njofton për eliminimin e një komandanti të Xhihadit Islamik

Bota March 03, 2026 - 08:06

Ushtria izraelite ka njoftuar mbrëmë për vrasjen e komandantit të Xhihadit Islamik palestinez në sektorin e Libanit në Bejrut.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për Abu Hamza Rami, kreu qindra sulme terroriste kundër trupave të IDF dhe civilëve izraelitë, duke përfshirë rekrutimin dhe trajnimin e terroristëve dhe sigurimin e armëve.

“Gjatë Operacionit Shigjetat Veriore, ai menaxhoi lëvizjen e terroristëve të PIJ përgjatë kufirit Siri-Liban dhe aktivitetet e tyre kundër trupave të IDF-së në Libanin jugor. Eliminimi i tij ka degraduar ndjeshëm aftësinë e PIJ për të kryer operacione terroriste kundër Izraelit”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.