Hegsethi thotë se Irani u përpoq ta vriste Trumpin
Bota
March 04, 2026 - 14:43
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të mërkurën se Irani është përpjekur ta vrasë presidentin amerikan, Donald Trump.
Gjatë një konference për media, ku ka dhënë përditësime lidhur me luftën ndaj Iranit, Hegseth ka thënë se forcat amerikane kanë “ndjekur dhe vrarë” udhëheqësin e një njësie që, sipas tij, u përpoq të vriste Trumpin.
“Gjithashtu dje, udhëheqësi i njësisë që u përpoq të vriste presidentin Trump është ndjekur dhe vrarë”, ka deklaruar Hegsethi.
“Irani u përpoq të vriste presidentin Trump. Dhe presidenti Trumpi qeshi i fundit”, shtoi ai.
Ai po ashtu ka deklaruar se Amerika është duke fituar në luftën kundër Iranit dhe se ky është vetëm fillimi.