Trumpi thotë se duhet të përfshihet në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit

Trumpi thotë se duhet të përfshihet në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit

Bota March 05, 2026 - 23:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ai “duhet të përfshihet në emërimin” e udhëheqësit të ri të Iranit, siç ishte në rastin e Venezuelës, dhe e hodhi poshtë idenë që shteti aziatik të drejtohet nga i biri i ish-liderit suprem, Mojtaba Khamenei, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Ata po e çojnë dëm kohën e tyre. I biri i Khameneit është figurë e parëndësishme. Unë duhet të jem i përfshirë në emërim, njësoj si me Delcy [Rodriguezin] në Venezuelë” – i tha Trumpi mediumit amerikan, “Axios”, transmeton gazeta “The Guardian”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ai nuk mund të pranojë një udhëheqës të ri iranian që do t’i vazhdonte politikat e Khameneit.

“I biri i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran” – deklaroi presidenti amerikan.

Përzgjedhja e një udhëheqësi që do t’i vazhdonte politikat e ish-liderit suprem do të mund t’i detyronte Shtetet e Bashkuara që t’i riktheheshin luftës “brenda pesë vjetëve”, shtoi ai.