19-vjeçarja kanadeze vdes pas sulmit nga qentë dingo në Australi
Bota
March 06, 2026 - 12:49
Vdekja e 19-vjeçares kanadeze në Australi është konfirmuar se është shkaktuar nga sulmi i qenve dingo.
Trupi i Piper Jamesit u gjet më 19 janar, i rrethuar nga rreth dhjetë dingo në K’Gari (i njohur më parë si Ishulli Fraser), pranë bregut lindor të Queenslandit.
Sipas mjekut ligjor, Piperi vdiq si pasojë e plagëve të shumta nga qentë, raporton BBC.
Rreth 200 dingo jetojnë në K’Gari dhe mbrohen si specie vendase me ligj.
Sulmi i fundit fatal nga një qen dingo në ishull ishte në vitin 2001, kur një djalë 9-vjeçar u sulmua për vdekje. /klankosova