Djali i ministrit radikal izraelit u plagos në veri të Izraelit

Djali i ministrit radikal izraelit u plagos në veri të Izraelit

Bota March 06, 2026 - 17:56

Djali i ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotrich, u plagos në veri të Izraelit.

Sipas njoftimeve, Bnaya Smotrich u plagos lehtë kur një raketë u qëllua ndaj ushtrisë izraelite gjatë operacioneve në kufirin verior me Libanin.

Disa ushtarë të tjerë të IDF-it u plagosën rëndë, dhe gjendja e tyre u përshkrua si jashtëzakonisht e rëndë, njoftoi jerusalempost.

Smotrich njihet si një nga ministrat më radikalë në Qeverinë e Izraelit të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Më parë, ai ka mbështetur hapur dëbimin e palestinezëve nga Gaza, si dhe pushtimin dhe bombardimin e Libanit, madje duke thënë me krenari se "pjesë të Bejrutit do të shkatërrohen si Khan Younis".

Ndryshe, Izraeli ka njoftuar do të nis një fushatë tokësore në Liban, kundër paramilitarëve të Hezbollahut. /telegrafi