Panik nga lufta: 300 mijë euro për t’u larguar me avion privat nga Dubai
Lufta në Iran dhe në Lindjen e Mesme, si të gjitha luftërat, nxit spekulimet e atyre që përfitojnë nga këto situata, shkruan adnkronos.it.
Kjo ndodh në të gjitha nivelet, nga kostot e pajustifikuara të çmimeve të karburantit, deri te zgjidhjet jashtëzakonisht të shtrenjta që agjencitë e avionëve privatë po u ofrojnë klientëve të tyre të pasur për t’u kthyer nga Dubai.
Për t’u larguar nga zona e rrezikut, ose thjesht për t’u kthyer në shtëpi në mungesë të fluturimeve të planifikuara, disa individë shumë të pasur po udhëtojnë nga Riadi në kryeqytetet evropiane me avionë që kushtojnë afër 300 000 euro.
Këto janë raste ekstreme, por thjesht përpjekja për të rezervuar një vend në një avion privat që niset nga Muscat për në Milano Linate na jep një ide të tregut aktual.
Adnkronos u përpoq të rezervonte një fluturim me tre kompani të ndryshme të specializuara në fluturime private.
Me Albajet, dy vende për një fluturim të shtunën, më 7 mars variojnë midis 40 300 deri në 87 700 euro në varësi të llojit të fluturimit të kërkuar.
Kompanitë Jetex Private Charter dhe Globalcharter, çmimet variojnë nga 41 000 € deri në 120 000 euro në varësi të llojit të avionit. /atsh