Zjarr në një autobus në Zvicër, të paktën gjashtë të vdekur

Zjarr në një autobus në Zvicër, të paktën gjashtë të vdekur

Bota March 11, 2026 - 07:53

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përfshi nga zjarri në një qytet në perëndim të Zvicrës.

Kështu ka njoftuar policia zvicerane, e cila ka dhënë edhe disa detaje rreth incidentit, shkruan BBC.

Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje në Kerzers – i njohur në frëngjisht si Chietres – në kantonin e Fribourg, rreth 20 km (12 milje) nga kryeqyteti, Bernë.

Image

Po zhvillohet një operacion i madh shpëtimi dhe mediat lokale raportuan se ishte dërguar një helikopter.

Video e publikuar nga mediat lokale tregon një autobus në flakë, dhe një banor lokal tha se kishte parë një kolonë të dendur tymi.

Autoritetet zvicerane tonë se shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe se po bëhen hetime. /Telegrafi