Lideri i ri i Iranit është plagosur
Bota
March 11, 2026 - 15:04
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i sigurt, por ka marrë lëndime të lehta, ka konfirmuar djali i presidentit iranian pas raporteve fillestare nga Izraeli.
Yousef Pezeshkian, këshilltar qeveritar dhe djali i presidentit Masoud Pezeshkian, ka shkruar në kanalin e tij në Telegram se kishte pyetur miq të tij që ishin në kontakt me Khamenein për lëndimin e tij, raporton Skynews, transmeton Zeri.info.
“Thanë se me hirin e Zotit, ai është i sigurt dhe nuk ka problem”, tha Pezeshkiani.
Që nga zgjedhja e tij për të pasuar babanë, i cili u vra në fillim të luftës, Khamenei nuk është shfaqur publikisht. /Zëri