Netanyahu mesazh iranianëve: Koha të fitoni lirinë tuaj
Bota
March 12, 2026 - 21:59
Gati dy javë pas fillimit të luftës kundër Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli, Benjamin Netanyahu ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp.
Kryeministri izraelit i ka dhënë një tjetër mesazh ndaj popullit të Iranit, duke thënë se është koha që të marrin fatet e vendit në dorë.
Netanyahu tha se Izraeli eliminoi tiranin e vjetër të Iranit, duke shtuar se tashmë nuk guxon të shfaqet një i ri.
Netanyahu theksoi se ushtria izraelite po shkatërron regjimin iranian.
“Ne po e shtypim regjimin terrorist në Iran. Ne po i godasim dhe po i mposhtim përfaqësuesit e tij, Hezbollahun në Liban”, theksoi ai. /abcnews