Hegseth: Lideri i ri suprem i Iranit është i plagosur dhe mund të jetë i shpërfytyruar
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se lideri i ri suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, është plagosur dhe ka gjasa të jetë edhe i shpërfytyruar.
Sipas tij, informacionet që posedojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se gjendja shëndetësore e liderit të ri iranian nuk është e mirë.
“Ne e dimë se i ashtuquajturi lider suprem i ri është i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar”, ka deklaruar Hegseth, shkruan Skynews, transmeton Zeri.info.
Komentet e tij vijnë pasi Khamenei publikoi një deklaratë të parë pas emërimit të tij në krye të vendit, duke pasuar babanë e tij, Ali Khamenei. Megjithatë, ai nuk u shfaq personalisht dhe nuk e lexoi vetë deklaratën.
Hegsethi e cilësoi deklaratën si të dobët, duke theksuar se ajo ishte vetëm e shkruar dhe nuk kishte as zë e as video.
“Irani ka shumë kamera dhe pajisje regjistrimi. Pse vetëm një deklaratë e shkruar? Mendoj se e dini pse”, u shpreh ai.
Sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, situata brenda udhëheqjes iraniane është e paqartë, duke shtuar se regjimi po përballet me dobësim të kapaciteteve ushtarake. /Zëri