Merz: Nuk jemi dhe nuk bëhemi pjesë luftës
"Po bëjmë çdo përpjekje”, tha Merz gjatë një takimi me kryeministrat e Kanadasë dhe Norvegjisë në Bardufoss."Të gjitha kanalet diplomatike po përdoren dhe shpresojmë se do të gjejmë mënyra për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo nuk i sjell dobi askujt dhe u shkakton dëm shumë njerëzve — duke përfshirë edhe neve ekonomikisht”, shtoi ai, kur u pyet nëse mbështet gjithashtu që evropianët të flasin drejtpërdrejt me Iranin.
Merz: Nuk jemi dhe nuk bëhemi pjesë luftës
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre nuk planifikojnë aktualisht asnjë përfshirje të vendeve të tyre në luftën e SHBAësë dhe Izraelit kundër Iranit.
"Në këtë moment, nga këndvështrimi im nuk ka asnjë arsye për të marrë në konsideratë sigurimin ushtarak të rrugëve detare,” tha Merz në Andoya të Norvegjisë, kur u pyet nëse Gjermania mund të merrte pjesë në sigurimin e ngushticës së Hormuzitpër transportin detar.
"Dua ta them edhe një herë shumë qartë: Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe nuk duam të bëhemi pjesë e saj. Për këtë arsye të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”
Merz bashkë me kryeministrat e Norvegjisë dhe Kanadasë vizituan një stërvitje të madhe të NATOës në Norvegji. Me këtë rast ata riafirmuan gatishmërinë e tyre për mbrojtjen ushtarake të rajoneve veriore./Dw