Dy të vdekur nga meningjiti në Angli, një student universitar mes viktimave
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë sëmurë nga meningjiti invaziv në Canterbury, Kent, Angli, duke përfshirë një student të Universitetit të Kentit.
Autoritetet shëndetësore po u japin antibiotikë studentëve dhe po identifikojnë kontaktet e afërta për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Për shkak të situatës, universiteti ka pezulluar vlerësimet për student, por kampuset mbeten të hapura.
Simptomat paralajmëruese të meningjitit përfshijnë: temperaturë të lartë, dhimbje koke, qafë të ngurtë, të përziera, të dridhura dhe shenja në lëkurë.
Autoritetet paralajmërojnë se meningjiti mund të përhapet shpejt në universitete dhe kolegje, dhe këshillojnë këdo që të ndjejë simptoma të ngjashme të kërkojë ndihmë urgjente mjekësore. /KlanKosova